KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E martë, 8 mars 2011

NJËQIND VJET FESTA E GRUAS

Sot festohet 100-vjetori i Ditës Ndërkombëtare të Gruas.  8 Marsi është ditë globale në të cilën festohen arritjet ekonomike, politike dhe shoqërore të grave dhe lufta për barabarësi me burrat. 

Shënimin e vet të Ditës Ndërkombëtare të Gruas tashmë disa ditë jep edhe Parlamenti Evropian, përmes ngjarjeve në të cilat diskutohet për jobarazi  ndërmjet gjinive, varfërisë së grave, dallimet në rrogë, qasjet deri te vendet e punës, si dhe çështja e amësisë.

Sot në Parlamentin Evropian debatohet për dy raporte, me temë: “Barabarësia ndërmjet burrave dhe grave” dhe “Fytyra e gruas së varfër në Bashkimin Evropian”. 

Përndryshe, Dita e parë e gruas është shënuar me 28 shkurt 1909 në SHBA, ndërsa vitin vijues është mbajtur Konferenca e parë ndërkombëtare e grave në Kopenhagë, në të cilën është vendosur të festohet Dita ndërkombëtare e gruas.  Me 19 mars 1911, kjo festë për herë të parë është festuar në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. 

Për dallim nga e kaluara, sot gratë kanë realizuar përparim të madh në barabarësi, por ka edhe shumë për tu  arritur në më shumë sfera.  

a

Na ndiqni në:

Click