KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT



E hënë, 4 prill 2011, ora 11:00, Salla 3

KOMISIONI PËR FINANCIM DHE BUXHET

Propozimi i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të huas në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA Industria Kimike Organike «Naum Naumovski - Borçe» Shkup, me procedurë të shkurtuar;

2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar sipas Marrëveshjes për hua për realizimin e “Projektit për përmirësimin e shfrytëzimit të ujit në basenin e lumit Zletovicë ”, me procedurë të shkurtuar;

3. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për SHA MEPSO, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim - Banka Botërore dhe SHA MEPSO, me procedurë të shkurtuar;

4. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë ngaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të punëve paraprake dhe përgatitore për Projektin “Fusha e Llokovës dhe sjellja e Ujërave të Korabit” që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim - Banka Botërore dhe SHA ELEM, me procedurë të shkurtuar;

5. Propozim-ligj për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financimin e projektit «Parku i turbinave me erë Bogdanci», që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim - KfV dhe SHA ELEM, me procedurë të shkurtuar.

a

Na ndiqni në:

Click