E martë, 28 shkurt 2012, ora 11:00, Salla 3
KOMISIONI PËR POLITIKË TË JASHTME
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për komunikacion të rregullt ajror ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekst të procesit të aderimit në Unionin Evropian;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Rumanisë për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik;
4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për bashkëpunim në sferën e komunikacionit hekurudhor;
5. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndryshimet dhe plotësimet e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për udhëtime të ndërsjella të qytetarëve të lidhur më 19 shkurt 2008;
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në sferën e kulturës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Shtetit të Katarit.