Njoftimet

E premte, 9 tetor 2015 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË NATO 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga shefi i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së paktit veriatlantik Ermira Mehmeti, e në përbërje të të cilit janë edhe anëtarët Pavle Trajanov dhe Goran Sugarevski, nga 9 deri 12 tetor do të marrë pjesë në  Sesionin e 61-të vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Stavanger, Mbretëria e Norvegjisë. 

Në sesionin marrin pjesë përfaqësues nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga 13 vende anëtare asociative, 4 vendeve asociative mesdhetare, si dhe 8 delegacione nga parlamentet-mbikëqyrës, përkatësisht afro 360 delegatë. 

Në sesionin do të diskutohet për sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca, si dhe për kontributin që mund ta japin parlamentet në tejkalimin e tyre dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të NATO-s. 
Click