Njoftimet

E martë, 26 gusht 2014, ora 12:00, Salla 4

MBLEDHJA NR. 3 E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME

Propozim i rendit të ditës:   

1. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit i cili i referohet përkufizimit të nocionit "prodhime me origjinë" dhe metodat e bashkëpunimit administrativ në Marrëveshjen për ndryshimin dhe qasjen në Marrëveshjen e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë;  

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për këmbim dhe mbrojtje të ndërsjellë të informatave të klasifikuara;  

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Indisë për shmangie të tatimimit të dyfishtë dhe për mbrojtje nga evazioni fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhura.    

Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:

1. Fjalim raportues i ambasadorit Petar Jovanovski për kryerjen e detyrës ambasador i Republikës së Maqedonisë në Shtetin e Izraelit.  

Click