Njoftime

E hënë, 15 shtator 2014, ora 12:00, Salla 1 

SEANCA NR. 15 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Propozim i rendit të ditës:  

1. Propozim-ligj për rezerva të detyrueshme të naftës - leximi I;

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për nënprodukte me origjinë shtazore - leximi I;  

3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për arsimin e të rriturve - leximi I; 

4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë - leximi I; 

5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për inspeksion sanitar dhe shëndetësor - leximi I;   

6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shëndet publik - leximi I;  

7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për siguri në furnizimin me gjak - leximi I;  

8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për studime të mjekësisë dhe përsosjen e vazhdueshme profesionale të doktorëve të mjekësisë - leximi I;   

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi I.  

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fekondim të ndihmuar biomjekësor - leximi I;   

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të popullsisë nga sëmundje ngjitëse - leximi I;  

12. Propozim-ligj për mbrojtje dhe mirëqenie të kafshëve - leximi I;  

13. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë;   

14. Propozim-vendim për shkarkim të anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës;  

15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion - leximi II;   

16. Propozim-ligj i plotësuar për parandalim, pengim dhe mbrojtje të dhunës në familje - leximi II;   

17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare - leximi II;   

18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrje publike - leximi II;  

19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete - leximi II;  

20. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për sport - leximi II;   

21. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar;  

22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për borxhin publik, me procedurë të shkurtuar;  

23. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe për lojëra argëtuese, me procedurë të shkurtuar;  

24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritet privat publik - leximi I;  

25. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shitje të banesave në pronësi shoqërore - leximi I;  

26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore - leximi I; 

27. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizim territorial të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë - leximi I; 

28. Propozim-strategjia për ndryshimin dhe plotësimin e Strategjisë për zhvillim rajonal të Republikës së Maqedonisë 2009-2019; 

29. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendimit të Statutit për ndryshimin e Statutit të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup.   

 
a

Na ndiqni në: