Njoftimet

E mërkurë, 5 shkurt 2020

Debat publik i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mbledhjen e 57-të, më 6 shkurt 2020 (e enjte), me fillim në orën 11:00 - 14:30, në Sallën "Boris Trajkovski", do të mbahet debati publik për Propozim-ligjin për Agjencinë për Zbulim.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i fton përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, institucioneve, ekspertëve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë të marrin pjesë në debat dhe t'i japin mendimet dhe qëndrimet e tyre në lidhje me temën e debatit publik.

Click