Njoftimet

E mërkurë, 22 janar 2020

Debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit, më 24 janar 2020 (e premte), në orën 11:00, në Sallën “Boris Trajkovski“ do të mbajë debat publik me temë: Problemet e të kthyerve nga vendet e Bashkimit Evropian në pajtim me marrëveshjet e readmisionit.

PROGRAMI

Ora 11:00 - 11:20 – Fjalime përshëndetëse

  • Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit;
  • Muzafer Bajram, ministër pa resor i ngarkuar për zbatimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve;

Ora 11:20 - 12:00 - Fjalime

  • Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  • Malinka Ristevska-Jordanova, përfaqësuese e Institutit për Politikë Evropiane;
  • Snezhana Trajanovska – shefe e Njësisë për të Huaj dhe Readmision pranë Seksionit për Çështje Kufitare dhe Migracione, përfaqësuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme
  • Dejan Ivkovski – udhëheqës i Seksionit për Migrim, Integrimin e Refugjatëve dhe të Huajve dhe Ndihmë Humanitare, përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale

Ora 12:00 – 12:30  Diskutim dhe konkluzione

Paraqitja për prezencë në: pak@sobranie.mk.

Click