Njoftimet

E hënë, 2 prill 2018

Debat publik për Propozim-ligjin për arsim të lartë

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport më 5 prill (e enjte) 2018, me fillim në orën 11:00, në Sallën ,,Boris Trajkovski,, do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për arsim të lartë.

Në debatin publik, krahas anëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë ftuar edhe përfaqësuesit e: Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, universiteteve shtetërore dhe private dhe institucioneve tjera të arsimit të lartë, studentëve dhe organizatave joqeveritare, fusha e të cilëve me interes është fusha e arsimit.           

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport si trup punues i Kuvendit është i hapur për një përfshirje dhe kontribut më të gjerë për të gjitha subjektet e prekura në përkufizimin e zgjidhjeve përfundimtare për këtë ligj me rëndësi të madhe për arsimin e lartë në Republikën e Maqedonisë. 

Informatat për debatin publik në këtë e-mail adresë: kobranau@sobranie.mk dhe në l.gligorovska@sobranie.mk apo në telefonin për kontakt 071/223 865

Click