Njoftimet

E hënë, 22 prill 2019

Delegacioni i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji në Prishtinë

Në organizim të Qendrës për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave, më 24 prill 2019, në Prishtinë, do të mbahet trajnim në kuadër të Projektit:  “Zhvillim i shkathtësive të deputetëve në Evropën Juglindore, për tema në lidhje me mobilitetin e qëndrueshëm urban". 

Në trajnim do të marë pjesë delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji: Liljana Zaturoska, kryetare e Komisionit dhe Sllagjana Mitovska, anëtarе.

Trajnimi pritet të hapet nga Leonora Kryeziu, drejtore ekzekutive e Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Samir Memedov, GIZ Fondi i hapur rajonal për efikasitet energjetik dhe Mimoza Kusari Lila, deputete e Parlamentit të Kosovës. 

Në trajnim pritet prezantimi i dr. Aljazh Plevnik, GIZ ekspert. 

Click