Njoftimet

E premte, 6 dhjetor 2019

Delegacioni i Kuvendit në Forumin Parlamentar Transatlantik në Uashington

Në kuadër të mbledhjeve të rregullta të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Forumin e 19-të Parlamentar Transatlantik të këtij viti, që në organizimin e përbashkët të AP-së së NATO-s dhe Këshillit Atlantik do të mbahet nga 9 deri më 11 dhjetor 2019 në Uashington, SHBA, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit dhe zëvendësanëtari i Delegacionit, Afrim Gashi. 

Në Forum pritet të mbajnë fjalime përfaqësuesit e lartë të Këshillit Atlantik, përfaqësuesit e lartë të Departamentit të Shtetit dhe Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së, analistët e etabluar ndërkombëtarë të politikës së sigurisë dhe mbrojtjes, dhe profesorët e shquar nga universitetet amerikane dhe evropiane që punojnë për çështjet e sigurisë. Është parashikuar edhe panel i posaçëm i kongresit, në të cilin përveç anëtarëve të delegacionit të kongresit në AP-së së NATO-s, pritet të marrin pjesë më shumë kongresmenë. 

Temat e debatit do të përqendrohen në: armët bërthamore, kontrollin dhe NATO-n; SHBA-ja dhe rendi global; pikëpamjet e kongresit për marrëdhëniet transatlantike; SHBA-ja, Irani dhe Gjiri; SHBA-ja dhe Lindja e Largët; Rusia dhe Ukraina; Uashingtoni përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të vitit 2020; kriza aktuale siriane dhe Lindja e Mesme dhe qasja e SHBA-së në Afganistan. 

Forumi, i cili përfaqëson një shkëmbim të pikëpamjeve tradicionale gati dydekadëshe dhe një debat të hapur sipas Chatham House Rules, e pasqyron sinergjinë dhe koordinimin midis dimensionit qeveritar dhe parlamentar të Aleancës së NATO-s dhe u mundëson përfaqësuesve parlamentarë të NATO-s të informohen burimisht për politikën globale botërore dhe sfidat e sigurisë dhe se si NATO-ja ndërton dhe zbaton politikat e mbrojtjes konsensuale dhe të balancuara. 

Click