Njoftimet

E premte, 12 prill 2019

Delegacioni i Kuvendit në Konferencë në Beograd   

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përbërjen e të cilit janë edhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane, Vlladanka Aviroviq dhe Emil Dimitriev, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Miki Millkovski, do të marrë pjesë në Mbledhjen e 15-të të Konferencës së komisioneve parlamentare për çështje / integrime evropiane të vendeve pjesëmarrëse të Procesit për Stabilizim dhe Asocim të EJL-së (KOSAP), që do të mbahet prej 14 deri më 16 prill 2019 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Në Konferencë do të bëhet fjalë për rëndësinë e bashkëpunimit interparlamentar dhe rajonal për përshpejtimin e reformave në procesin e integrimit në BE, si dhe për bashkëpunimin e parlamentit me shoqërinë civile në procesin e integrimit evropian.

Click