Njoftimet

E mërkurë, 20 shkurt 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të AP-së së OSBE-së

Prej 21 deri më 22 shkurt 2019 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni Dimëror i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në të cilin do të marrin pjesë deputetët: Vlladimir Gjorçev, shef i Delegacionit; Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Në agjendën e kësaj mbledhjeje të tri komiteteve të përgjithshme të AP-së së OSBE-së, do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE, të ndjekur me pyetjet dhe përgjigjet dhe do të debatohet për Zgjidhjen e konflikteve afatgjata: mjetet dhe mekanizmat e OSBE-së (Komisioni i Parë), Sundimi i mirë në sferën e luftës kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit në rajonin e OSBE-së (Komisioni i Dytë), Vëllimi i kufizimeve legjitime të drejtave të njeriut në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme (Komisioni i Tretë) dhe për sesionin e ardhshëm vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të mbahet prej 4 deri më 8 korrik 2019 në Luksemburg.

Deputetët Shahpaska dhe Ismaili do të marrin pjesë edhe në mbledhjen e „Grupit për mbështetje të Rrugës së mëndafshtë“ („Silk Road Support Group”) të AP-së së OSBE-së që do të mbahet më 20 shkurt 2019, në cilësinë e anëtarëve të këtij grupi nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në AP-në e OSBE-së.

Pjesëmarrësve në këtë sesion fjalime përshëndetëse do t’u mbajë Volfgang Sobotka, kryetar i Këshillit Nacional të Austrisë; George Cereteli, kryetar i AP-së së OSBE-së; Mirosllav Lajçak, kryesues i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë dhe Tomas Gremingerр sekretar i përgjithshëm i OSBE-së. 

Click