Njoftimet

E premte, 31 maj 2019

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Pranveror të AP-së së NATO-s

Në kuadër të mbledhjeve të rregullta të AP-së së NATO-s, në Sesionin Pranveror që do të mbahet nga 31 maj deri më 3 qershor 2019 në Bratisllavë, Republika e Sllovakisë, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Ilija Dimovski, shef i Delegacionit, anëtarja e Delegacionit – Katerina Kuzmanovska dhe Vesel Memedi, nënkryetar i Kuvendit. 

Sesioni Pranveror i AP-së së NATO-s mbahet në vitin kur kremtohet 70-vjetori i themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, 15-vjetori i aderimit të Republikës së Sllovakisë në të dhe 15 vjet nga mbajtja e sesionit të parë parlamentar të AP-së së NATO-s në Bratisllavë. 

Temat të cilat do të diskutohen në sesion janë vërtetimi i vlerave të Aleancës, ndërtimi i kapaciteteve të saj për ballafaqimin me sfidat e ardhshme, situata në Ukrainë, ushtrimet e NATO-s dhe leksionet e mësuara, zhvillimi i sigurisë në hapësirën e Atlantikut të Veriut, siguria në Afrikë, marrëdhëniet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, përforcimi i sajber sigurisë, si dhe për sanksionet ekonomike si mjet në politikën e jashtme.

Në Nënkomitetin për tranzicion dhe zhvillim do të shqyrtohet Propozim-raporti për Republikën e Maqedonisë së Veriut: ndryshimet politike, aderimi në NATO dhe zhvillimi ekonomik, e referuesit Oshrin Armonete nga Lituania.

Në sesionin plenar, janë paraparë fjalime të Medlin Mun, kryetare e AP-së së NATO-s; Andrej Kiska, president i Republikës së Sllovakisë; Andrej Danko, kryetar i Këshillit Nacional: Peter Pelegrini, kryeministër i Republikës së Sllovakisë; si dhe ambasadori Alehandro Alvargonzalez, ndihmës sekretar i përgjithshëm për çështje politike dhe politikë të sigurisë së NATO-s. 

Click