Njoftimet

E premte, 29 nëntor 2019

Delegacioni i Kuvendit në Tryezën e Rrumbullakët në Bruksel 

Më 3 dhjetor 2019, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërje: Sasho Vasilevski, Betiane Kitev, Rexhail Ismaili dhe Dragan Danev, do të marrë pjesë në "Tryezën e Rrumbullakët të nivelit të lartë për procesin e integrimeve të Ballkanit Perëndimor" në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.  

Në Konferencë, deputetët do t'i shkëmbejnë përvojat me kolegët e tyre nga rajoni, do të takohen me kolegët e sapozgjedhur nga Parlamenti Evropian, do të takohen me raportuesit e Komisionit për Çështje të Jashtme, si dhe shefat relevantë të delegacioneve. Gjatë vizitës në Bruksel, Delegacioni i Kuvendit do të takohet me shefen e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë BE-së në Bruksel, ambasadoren Agneza Rusi.

Click