Njoftimet

E hënë, 28 maj 2018

Delegacioni i Kuvendit në vizitë në Ukrainë

Delegacioni i Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Ukrainës në përbërje: z. Jovan Mitreski, kryetar i Grupit Parlamentar për bashkëpunim, znj. Vesna Pemova dhe z. Ejup Alimi, anëtarë të Grupit do të realizojnë vizitë kthyese në Ukrainë më 29 dhe 30 maj 2018, në ftesë të z. Andrij Shinjkoviq, kryetar i Grupit Parlamentar të Parlamentit të Ukrainës për marrëdhënie ndërparlamentare me Republikën e Maqedonisë. 

Në kornizat e vizitës janë paraparë takime me: z. Andrij Parubij, kryetar i Parlamentit të Ukrainës, z. Genidij Zubko, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Ukrainës, z. Vasilij Bodnar, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës, si dhe kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme, Komisionit për Integrim Evropian dhe Grupit Parlamentar për marrëdhënie me Republikën e Maqedonisë të Parlamentit të Ukrainës.

Anëtarët e Delegacionit do ta vizitojnë edhe „Institutin Politeknik të Kievit Igor Sikorski“, në Universitetin Teknik Nacional në Ukrainë.

Click