Njoftimet

E martë, 12 nëntor 2019

Delegacioni parlamentar në Seminarin për Media Sociale në Parlamentin Evropian

Në kuadër të Programit të Mbështetjes së Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, të organizuar nga Parlamenti Evropian, më 13 dhe 14 nëntor 2019, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, Seminari për Media Sociale për deputetët e Parlamentit të Republikës së Veriut do të realizohet.

Delegacioni parlamentar do t'i përfshijë deputetet Shpresa Hadri, Vlladanka Aviroviq, Sllavica Shumanska-Miteva dhe Sllagjana Mitovska.

Pjesëmarrësit e seminarit do të kenë takime bilaterale me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të ndryshme, kryetarët e delegacioneve të Parlamentit Evropian, deputetët nga Republika e Serbisë, Republika e Malit të Zi, eurodeputetët, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përfaqësuesit e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe të tjerë.

Qëllimi i seminarit është t'i shkëmbejnë përvojat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Serbisë dhe Republikës së Malit të Zi në fushën e mediave sociale. 

Click