Njoftimet

E hënë, 23 prill 2018

Deputeti Kitev në Sesionin Pranveror të APKE-së

Sesioni Pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbahet prej 23 deri më 27 prill 2018 në Strasburg, Republika e Francës, në të cilin merr pjesë z. Betiane Kitev, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP-në e KE-së. 

Debati i përbashkët do të përqendrohet në çështjet e integritetit të redaktimit dhe statusit të gazetarëve në Evropë, në të cilin pritet të diskutojë deputeti Kitev. Roli i Këshillit të Evropës në Libi dhe raporti për nevojat humanitare të personave me shpërngulje të brendshme janë gjithashtu në rend dite, si dhe raporti për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimet klimatike. Si debate urgjente janë: „Hovi i antisemitizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë në Evropë: kërcënim për vlerat evropiane“, „Zgjedhja joligjore e kryetarit“ të Federatës Ruse në territorin përkohësisht të okupuar të Republikës Autonome të Krimesë: shkelja e të drejtave të njeriut“. 

Në sesionin pranveror të AP-së së KE-së, para parlamentarëve nesër do të mbajë fjalim ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Dimitrov, i cili do t'u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Anëtarët e AP-së së KE-së, gjithashtu, do të kenë mundësi të shkëmbejnë mendime me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, z. Torbjorn Jagland dhe me kryetarin e Komitetit të Ministrave, z. Anders Samuelsen, ministër i Punëve të Jashtme i Danimarkës. 

Deputetët e AP-së së KE-së do të zgjedhin edhe një gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga kandidatët e propozuar të Malit të Zi, kurse do t'i shqyrtojnë edhe raportet e ardhshme, propozim-rezolutat dhe propozim-rekomandimet: për gjendjen e jashtëzakonshme dhe mënjanimet në lidhje me nenin 15 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për luftën kundër krimit të organizuar përmes konfiskimit të mjeteve joligjore, për aktivitetet lidhur me financimin e grupit terrorist Isil / Daesh, luftërat hibride dhe sfidat e tyre të së drejtës dhe të drejtat e njeriut, ndryshimet klimatike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Parisit, nevojat humanitare dhe personat me shpërngulje të brendshme në Evropë, për situatën në Libi: perspektivat dhe roli i Këshillit të Evropës, integrimi, si dhe për përforcimin dhe mbrojtjen e fëmijëve migrantë përmes shkollimit të detyrueshëm. 

Click