Njoftimet

E enjte, 23 maj 2019

Deputetja Liljana Zaturoska në Projektin e BE-së për mbështetjen e medieve në Sarajevë

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska, më 28 maj 2019, në Sarajevë, do të marrë pjesë në Projektin Rajonal të financuar nga BE-ja për mbështetjen e medieve për shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor.

Njoftohet që mbledhja do të fokusohet në çështjen e financimit të medieve nga shërbimet publike. Mbledhja është vazhdim i aktivitetit që filloi me serinë e pesë tryezave të rrumbullakëta nacionale, të organizuara në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Tiranë.

Kjo mbledhje rajonale njëditore do t’i mbledh të gjitha palët e prekura nga secili vend, duke e përfshirë edhe menaxhmentin më të lartë të medieve nacionale dhe trupave të tyre qeveritare, përfaqësuesve të qeverive / parlamenteve, rregullatorëve radiodifuzivë nacionalë dhe përfaqësuesve të organizatave joqeveritare relevante. Krahas kësaj, në mbledhjen do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit relevantë nga shoqëria e vendit nikoqir.

Në konferencën në Sarajevë, delegatët do të ftohen t’i shprehin qëndrimet e tyre për qëndrueshmërinë e qasjeve të ndryshme në kontekstin nacional në të cilin e përshkruajnë modelin për të cilin konsiderojnë se do të funksionojë më së miri në nivel nacional. Prezantimet priten të ndiqen me tri panel-diskutime, prej të cilave secili do të përbëhet nga tre ekspertë, me ç’rast do të shqyrtohen aspektet e ndryshme të modeleve të ndryshme të financimit. Ky proces pritet të arrijë marrëveshje në nivel rajonal për parimet që duhet të zbatohen në secilin nga vendet partnere në rajon.

Click