Njoftimet

E enjte, 10 maj 2018

Deputetja Sllavica Shumanska - Miteva në Konferencë në Beograd

Deputetja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Sllavica Shumanska - Miteva, merr pjesë në Konferencën me temë: „Përmes idesë për BE-në drejt paqes dhe stabilitetit“, që do të mbahet më 11-12 maj në Beograd, me ftesë të kryetarit të Komisionit për Integrime Evropiane të Parlamentit të Republikës së Serbisë, z. Nenad Çanak. 

Në Konferencë janë ftuar një numër i madh mysafirësh, në mesin e të cilëve edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për Çështje Evropiane të parlamenteve në rajon dhe të vendeve anëtare të BE-së, si dhe eurodeputetët.

Janë paraparë diskutime në më tepër tema në lidhje me proceset eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga aspekti i gjendjeve aktuale në rajon, por edhe në BE-në, me theks të veçantë në sigurinë dhe zgjerimin e Bashkimit Evropian në periudhën deri në vitin 2025.

Click