Njoftimet

E hënë, 7 tetor 2019

Konferenca parlamentare rajonale "Përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbikëqyrja e të drejtave të njeriut dhe legjislacioni gjinor në Ballkanin Perëndimor"

Deputetët Trajço Dimkov, Mirsada Emini-Asani, Pavlinçe Çestojnova dhe Meri Llazarova si anëtarë të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave do të marrin pjesë në konferencën parlamentare rajonale vjetore me temë "Përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe mbikëqyrja e të drejtave të njeriut dhe legjislacioni gjinor në Ballkanin Perëndimor”, që do të mbahet më 7 dhe 8 tetor 2019, në Podgoricë, Mal të Zi.

Organizatori i takimit është Fondacioni Vestminster për Demokraci në Londër, Mbretëria e Bashkuar dhe HUGEN (Rrjeti i komisioneve për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në Ballkanin Perëndimor).

Qëllimi i kësaj konference është përmes zbatimit të projektit rajonal të themelohet Rrjeti i komisioneve për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore në Ballkanin Perëndimor, i cili do ta përforcojë bashkëpunimin parlamentar në rajon dhe do të kontribuojë në proceset e përforcimit të rolit mbikëqyrës dhe kapaciteteve të parlamenteve.

Në punëtori përveç deputetëve dhe deputeteve nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë edhe deputetët dhe deputetet e komisioneve për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore nga Ballkani Perëndimor, si dhe ekspertët e këtyre fushave që e mbikëqyrin dhe kontrollojnë legjislacionin e Mbretërisë së Bashkuar dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Click