Njoftimet

E mërkurë, 15 maj 2019

Ndarja e çmimit Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave të LGBTI-së

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, më 17 maj 2019, në Sallën „Boris Trajkovski“ prej orës 11:00 deri në orën 13:00, Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave të LGBTI-së, do t’i ndahet çmimi për mbështetës të vitit.

Iniciator i kësaj ideje është Rrjeti Nacional për Luftën kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Krahas anëtarëve të Grupit Ndërpartiak, në ngjarjen janë ftuar edhe: Kryetari i Kuvendit, sekretarja e përgjithshme dhe të gjithë deputetët, si dhe përfaqësuesit e korit diplomatik, organizatat anëtare të Rrjetit Nacional dhe mediet.

Në ngjarjen do të shfaqet edhe një video e shkurtër nga deputetët anëtarë të Grupit Ndërpartiak.

Click