Njoftimet

E premte, 6 dhjetor 2019

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “SHËN KLIMENTI I OHRIT“ 

Më 8 dhjetor 2019 (e diel), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, në orën 12:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit” do ta ndajë çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2019 për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, për arritjen në fushën e edukimit dhe arsimit i ndahet prof. dr. Agim Poloska, albanolog; çmimi për arritjen në fushën e kulturës dhe artit u ndahet: Dimitar Bashevski, shkrimtar, Vesna Gjinovska-Ilkova, këngëtare e operës, dhe Violeta Tomovska, artiste e estradës, dhe çmimi për arritjen në fushën e shëndetësisë i ndahet prof. dr. Dejan Dokiq, pulmolog-alerolog. 

Click