Kumtime

E premte, 28 qershor 2019

Nënkryetarja Remenski dhe Sekretarja e Përgjithshme Ivanova në Forumin Ndërkombëtar në Moskë

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Frosina Tashevska Remenski dhe Sekretarja e Përgjithshme, Cvetanka Ivanova, do të marrin pjesë në Forumin e Dytë Ndërkombëtar „Zhvillimi i parlamentarizmit“, që do të mbahet nga 1 deri më 3 korrik në Moskë, në organizimin e Kuvendit Federal të Federatës Ruse. 

Qëllimi kryesor i Forumit, në të cilin krahas kryetarëve të parlamenteve dhe deputetëve, do të marrin pjesë edhe ekspertët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, është gjetja e zgjidhjeve dhe përgjigjeve ligjvënëse efikase për sfidat globale.

Në kuadër të Forumit do të shqyrtohen çështjet aktuale për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar, mbështetjen ligjvënëse për zhvillimin e ekonomisë digjitale, luftën kundër lajmeve të rrejshme, politikën për mbrojtjen e mjedisit jetësor, rolin e të rinjve në zhvillimin e parlamentarizmit, perspektivat e institucioneve ndërparlamentare, rolin e deputetëve në të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe bashkëpunimin humanitar, mundësitë për ndarjen e praktikave të mira nga legjislacionet nacionale dhe fushat tjera prioritare nga bashkëpunimi ndërparlamentar.

 
a

Na ndiqni në: