Njoftimet

E premte, 13 shtator viti 2019

Pjesëmarrja e delegacionit të Kuvendit në forumin e Uashingtonit

Në suaza të programit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI), në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit dhe Institutin për përfaqësimin e Qeverisë (IPQ) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 16 deri më 26 shtator 2019, Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë në forum për përmirësimin e transparencën dhe luftën kundër korrupsionit në Uashington, Indianapolis, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në forum do të marrin pjesë: nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski; kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi dhe kryetarja r Komisionit për Financa dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska.

Gjithashtu, në suaza të forumit, deputetët do të realizojnë edhe takime bilaterale me kolegët nga Kongresi dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të flitet për integrimin euro-atlantik të vendit, mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në, si dhe për reformat aktuale që Qeveria i bën në fushën e sundimit të drejtësisë, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Click