Njoftimet

E enjte, 1 mars 2018

Prezantimi i formës së standardizuar të raporteve vjetore të institucioneve të pavarura në drejtim të përparimit të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, më 2 mars 2018 (e premte) në orën 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë - Salla „Boris Trajkovski“, do ta prezantojë formën e re të harmonizuar sipas së cilës institucionet dhe organet e pavarura do t'i dorëzojnë raportet vjetore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Procesi i përgatitjes së formës së harmonizuar të raporteve, i cili do të mundësojë përforcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, por edhe bashkëpunimin më efikas, ishte mbështetur edhe nga Misioni i OSBE-së në Shkup, me pjesëmarrjen aktive të të gjitha institucioneve dhe organeve të pavarura, të cilat obligohen të dorëzojnë raporte vjetore në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të cilat janë në kompetencë të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. 

Në prezantim do të mbajnë fjalim: 

- z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

- z. Aleksandar Kiracovski, kryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

Vështrim teknik të procesit do të japin:

- z. Hari Llokvenec, zëvendëskryetar i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive

- z. Ninosllav Vasiljeviq, udhëheqës i Seksionit për Sundim Demokratik dhe Kohezion Social, Misioni i OSBE-së në Shkup

- përfaqësues të institucioneve

Click