Njoftimet

E premte, 13 shtator 2019

Shënimi i 15 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

Klubi për Çështje dhe Politika Rinore pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i mbështetur nga Instituti Demokratik Nacional (NDI), me rastin e shënimit të 15 shtatorit - Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, organizon një eveniment më 16 shtator 2019 (e hënë) në orën 10:00, në Sallën e Kristaltë në Kuvend.

Evenimentin me fjalim përshëndetës do ta hap Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në evenimentin është paraparë që organizatat rinore t'i promovojnë aktivitetet e tyre me materiale promovuese, si dhe të ketë fjalime të fituesve të çmimeve për përpilimin e aplikacionit për të paraqitur dhunën "Speak Out", organizatorëve të "Fridays for the Future", si dhe përfaqësuesve të organizatës rinore KRIK, e cila është e dedikuar për të punuar me personat dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Materialet promovuese nga organizatat do të ekspozohen në hyrjen kryesore të Kuvendit.

Qëllimi i evenimentit është t'u jepet rëndësi formave të ndryshme të aktivizmit qytetar dhe rinor, si një element thelbësor pa të cilin nuk ekziston asnjë demokraci.

Shpresojmë që format e ndryshme të aktivizmit që do të promovohen, si dhe promovimi i aktiviteteve të organizatave rinore, do të kontribuojnë në aktivizimin e më shumë të rinjve për çështje të ndryshme sociale.

Click