Njoftimet

E shtunë, 1 gusht 2020

VENDOSJA E LULEVE ME RASTIN E 2 GUSHTIT - DITA E REPUBLIKËS

Me rastin e 2 Gushtit - Ditës së Republikës, delegacionet e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 gusht 2020 (e diel) do të vendosin kurora lulesh të freskëta:

  • Delegacioni i Kuvendit, në përbërje: Tatjana Prentoviq dhe Zhaklina Peshevska, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Shkup:

- Ora 09:00 - Përmendorja e KAÇKM-së, Parku "Zhena Borec";

- Ora 09:10 - Përmendorja e Nikolla Karevit përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

- Ora 09:20 - Përmendorja e Metodija Andonov-Çento, Sheshi "Maqedonia";

- Ora 10:05 – Monumenti Sila, famë dhe fitore-Kalaja;

  • Delegacioni i Kuvendit, në përbërje: Mirosllav Jovanoviç, Bllagica Llasovska dhe Rexhail Ismaili, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në:

- Ora 11:00, Qendra Memoriale KAÇKM, Pelincë.

  • Delegacioni i Kuvendit, i udhëhequr nga Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit, në përbërje: Hari Llokvenec dhe Dafina Stojanovska, do të vendos kurorë lulesh të freskëta në Krushevë:

- Ora 10:30 - Varri i Nikolla Karevit;                   

                  - Përmendorja e Slivës "Tek heronjtë e Slivës";

- Ora 11:45 - "Meçkin Kamen".

Click