Njoftimet

E enjte, 10 tetor 2019

VENDOSJA E LULEVE TË FRESKËTA ME RASTIN E FESTËS SHTETËRORE 11 TETORI

Me rastin e festës shtetërore 11 Tetori - Dita e Kryengritjes Popullore, më 11 tetor 2019 (e premte), delegacionet e Kuvendit do të vendosin lule të freskëta në Prilep, Shkup dhe Kumanovë:

  • Deputetët Keti Smilevska dhe Hari Llokvenec në orën 08:30 në Prilep, do të vendosin lule të freskëta në: Përmendoren e Metodija Andonov-Çento, Përmendoren e Kuzman Josifovski-Pitu, Rrugën e Heronjve Kombëtarë - Përmendoren "Zhena Borec" dhe Muranë e të pamposhturve;
  • Nënkryetari Goran Misovski dhe deputetët Snezhana Kaleska-Vançeva, Aleksandar Filipovski, Aleksandra Cvetkovska dhe Zhaklina Peshevska do të vendosin kurorë lulesh të freskëta në Shëtitoren e Kolosëve - Varrezat e Qytetit në Butel në orën 09:00; 
  • Deputetët Mirosllav Jovanoviq, Lidija Tasevska dhe Sllagjana Mitovska do të vendosin lule të freskëta në Varrin e Eshtrave në Kumanovë në orën 10:00. 
Click