E mërkurë, 14 nëntor 2018
ÇMIMI "LUKS" PËR FILMIN "GRUAJA NË LUFTË"
Drama-komedi "Gruaja në luftë "(Woman at War) e Benedikt Erlingsonit është fituese e çmimit "LUKS" për vitin 2018 në Parlamentin Evropian.
Bëhet fjalë për një dramë-komedi energjike, ekologjike dhe feministe, në produksion islandez-francez-ukrainase, për një grua e cila i shpall luftë industrisë lokale të aluminit në rrafshnaltat e Islandës. Filmi paraqet thirrje të vërtetë për rezistencën e qytetarëve, të luftohet dhe të shpëtohet natyra nga lakmia dhe hegjemonia industriale.
"Çmimi "LUKS" këtë vit na ofroi konkurrencë e cila ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme në aspekt të origjinalitetit dhe aktualitetit. Filmat finale janë shumë të ndryshme sa u përket zhanreve dhe temave të tyre, por të gjithë kanë diçka të përbashkët: figurat kryesore janë femra të cilat janë të vendosura, të fuqishme, dhe në përgjithësi, në pol pozitë kur bëhet fjalë për ndryshimin e radhës së gjërave", theksoi kryetari i Europarlamentit, Antonio Tajani.
Kënaqësinë e vet nuk e fshehu as regjisori Erlington: "Kam nderin të jem këtu në tempullin e fuqisë së legjislacionit. Ndjehem si politikan, dhe mendoj se politikanët janë edhe tregimtarë. Në fakt, jeni edhe shumë të guximshëm sepse i ndërmerrni sfidat e vërteta në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Ndryshimet klimatike do të jenë në fokusin e gjithë politikave në të ardhmen."
"Gruaja në luftë" fitoi në konkurrencë me "Stiks" nga Volfgang Fisher dhe "Ana tjetër e gjithçkaje" e Mila Turajiq.