KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 17 korrik 2019

URSULLA FON DER LEJEN – KRYETARE E RE E KOMISIONIT EVROPIAN

Parlamenti evropian e zgjodhi demokristianen gjermane Ursulla fon der Lejen kryetare e re e Komisionit Evropian, e cila është grua e parë në këtë pozitë.

Ajo vjen në vendin e Zhan-Klod Junker, pasi votuan 383 deputetë “pro”, 327 “kundër”, 22 “të përmbajtur”, ndërsa një fletë ka qenë e pavlefshme.

Ursulla fon der Lejen ka lindur në Bruksel në vitin 1958, ka qenë anëtare e qeverisë gjermane nga viti 2005 deri në vitin 2019.

Duke u udhëhequr nga motoja “Duhet ta bëjmë atë në mënyrë evropiane”, ajo paralajmëroi se do të fokusohet në agjendën klimatike ambicioze për Evropën dhe u zotua të bashkëpunojë me Europarlamentin për përforcimin e demokracisë dhe ekonomisë së drejtë sociale të tregut në Evropë.  

a

Na ndiqni në:

Click