KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E hënë, 25 korrik 2016, ora 11:30, Salla 4 

Mbledhja nr. 171 e Komisionit Juridik Ligjvënës 

Propozim i rendit të ditës: 

1. Propozim-ligj për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Konventës për procedurën e përbashkët transitore (versioni i konsoliduar);

2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Socialiste të Vietnamit për heqjen e vizave për bartësit e pasaportave diplomatike apo zyrtare; 

3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve publike për arsimin e nxënë dhe për titujt profesionalë, akademikë dhe shkencorë;

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informatave të klasifikuara;

5. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 25 pika 10 të Ligjit për tatime mbi pronë, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Staro Nagoriçanes; 

6. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 49 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga deputetja Magdalena Manaskova; 

7. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 38 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë, e parashtruar nga deputeti Talat Xhaferi.

a

Na ndiqni në:

Click