E hënë, 4 nëntor 2019, Ora 11:00, Salla 4
MBLEDHJA NR. 196 E KOMISIONIT JURIDIK LIGJVËNËS
Rendi i ditës:
1. Propozim-ligj për kontroll të drogave dehëse dhe substancave psikotrope (*) – leximi I;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës për kushtet për udhëtime të ndërsjella të shtetasve;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimin e mjeteve dhe Marrëveshjes implementuese të Marrëveshjes ndërmjet palëve të Konventës për bashkëpunim policor në Evropën Juglindore për shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, të dhënave daktiloskopike dhe të dhënave për regjistrimin e automjeteve;
4. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 161 paragrafi (1) të Ligjit për mbrojtje shëndetësore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 43/12, 145/12, 87/13, 164/13, 39/14, 43/14, 132/14, 188/14, 10/15, 61/15, 154/15, 192/15, 17/16, 37/16 dhe 20/19 dhe „Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" numër 101/19,153/19 dhe 180/19), e parashtruar nga deputetja Jagoda Shahpaska;
5. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin paqësor “Mbështetja e vendosur” në Republikën Islamike të Afganistanit.