KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E martë, 30 korrik 2019, Ora 11:00, Salla “Maqedonia”

SEANCA NR. 109 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

Rendi i ditës:   

1. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarit, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asocim; 

2. Propozim-vendim për ndryshimin e Vendimit për emërimin e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointgrime; 

3. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në operacionin paqësor “Mbështetja e vendosur” në Republikën Islamike të Afganistanit; 

4. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë për vendosjen e kontrolleve të përbashkëta në vendkalimin kufitar për komunikacion rrugor ndërkombëtar Tabanovcë (Republika e Maqedonisë së Veriut) – Preshevë (Republika e Serbisë); 

5. Propozim-ligj i plotësuar për arsim fillor – leximi II; 

6. Propozim-ligj për mësimdhënës dhe bashkëpunëtorë profesionalë në shkolla fillore dhe të mesme – leximi II; 

7. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore – leximi II; 

8. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete – leximi II; 

9. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për automjeteve, me procedurë të shkurtuar, I parashtruar nga deputetët: Pançe Ivanov, Aneta Simeska Dimoska, Rexhail Ismaili, Agim Shaqiri, Mirsada Emini Asani; 

10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, me procedurë të shkurtuar, i parashtruar nga deputetët: Emil Dimitriev, Agim Shaqiri dhe Konstandin Konstandinov; 

11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion – leximi I; 

12. Propozim-ligj ndryshimin e Ligjit për Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë – leximi I; 

13. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për institucionet e arsimit të lartë për arsimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm – leximi I; 

14. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë – leximi I, i parashtruar nga deputeti Panço Minov; 

15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural – leximi I, i parashtruar nga deputeti Panço Minov; 

16. Propozim i interpretimit autentik nenit 21 paragrafi (1) pika 4), lidhur me nenin 20 të Ligjit për tatim mbi fitim, i parashtruar nga Enes Ibrahim; 

17. Raport vjetor për punën e NRP Radiotelevizioni i Maqedonisë për vitin 2018; 

18. Raport për realizimin e programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë së Aviacionit Civil për vitin 2018; 

19. Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror të Revizionit në vitin 2018. 

a

Na ndiqni në:

Click