
E enjte, 29 korrik 2021
Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Seancën solemne të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Më vjen mirë që sot edhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me këtë seancë solemne të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si trup konkret që lindi pas Marrëveshjes kornizë të Ohrit, i themeluar nga Kuvendi, me kompetenca të përcaktuara në përputhje me Amendamentin XII të Kushtetutës dhe Ligjit për Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, që natyrisht i jep të drejtë të inkuadrohet, është pjesë e shënimit shumëditor të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit ose Marrëveshjes së paqes, siç e quajmë me të drejtë.