Kumtime

E hënë, 21 qershor 2021

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave LGBTI bashkohet me Paradën e Dytë në Shkup

Me moton "Jashtë mureve" më 26 qershor (e shtunë) 2021 në Shkup do të mbahet Parada e Dytë e Krenarisë (Skopje Pride) e organizuar nga Rrjeti Nacional kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Parada e Krenarisë është kremtimi i diversitetit, lirisë, pranimit, dashurisë. Duke marrë pjesë në këtë marshim paqësor, u dërgojmë mesazh solidariteti dhe mbështetjeje të gjithë bashkëqytetarëve LGBTI në luftën kundër diskriminimit, stigmatizimit, dhunës dhe gjuhës së urrejtjes ndaj tyre. Marshimi është mundësi për LGBTI-në si një nga komunitetet më të margjinalizuara, për të fituar shikueshmëri në shoqëri dhe mbështetje në tejkalimin e problemeve me të cilat përballet.

Në Paradë, fjalim do të ketë koordinatorja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave LGBTI, znj. Maja Moraçanin.

Grupi Ndërpartiak vazhdon të kontribuojë vazhdimisht në ndërgjegjësimin për nevojën e avancimit të të drejtave të personave LGBTI dhe për të zhvilluar shoqërinë demokratike moderne me mundësi të barabarta për të gjithë.

Grupi Parlamentar Ndërpartiak për të Drejtat e Personave LGBTI bashkohet me Paradën e Dytë në Shkup, më 26 qershor (e shtunë) 2021.

 
a

Na ndiqni në:

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.