Njoftimet

E premte, 4 shtator 2020

NDARJA E ÇMIMIT SHTETËROR “8 SHTATORI”

Më 8 shtator 2020 (e martë), në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në orën 11:00, Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror "8 Shtatori" do të dorëzojë një çmim për vepër jetësore dhe katër çmime për arritjet në fushën e sportit në vitin 2020, të cilat u jepen sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve të sportit.

Lulzim Vranezi është fituesi i sivjetëm i çmimit për vepër jetësore për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në planin ndërkombëtar.

Ndërsa çmimet me të cilat u japim mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve të sportit për arritjet në fushën e sportit u ndahen: Sokrat Eftimovski, Besnik Murati, Vanço Jovanovski dhe Gjorgi Vuçkov.

Click