Njoftimet

E premte, 4 shtator 2020

VENDOSJA E KUROREVE ME LULE TË FRESKËTA

Me rastin e shënimit të 29-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, delegacioni i Kuvendit, i përbërë nga deputetet Snezhana Kaleska-Vançeva dhe Velika Stojkova-Serafimovska, më 8 shtator 2020, në orën 08:00, do të vendosë kurora me lule të freskëta në vendpushimin e përjetshëm të ish-presidentëve Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski në varrezat e Butelit.

Delegacioni, gjithashtu, do të marrë pjesë edhe në shënimin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vendin para Qeverisë, me fillim në orën 09:55.

Click