E shtunë, 5 dhjetor 2020, ora 12:30, Salla e Madhe
SEANCA NR. 22 E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Rendi i ditës:
...
6. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit Plotësues 6 për tregti me shërbime ndaj Marrëveshjes për ndryshimin dhe aderimin e Marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë;
...
9. Propozim-rregulore për plotësimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar; (të parashtruar nga: Talat Xhaferi)
10. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për financim të partive politike, me procedurë të shkurtuar;
11. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi fitim, me procedurë të shkurtuar;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim mbi të ardhura personale, me procedurë të shkurtuar;
14. Propozim-ligj për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzuesve të pensionit, shfrytëzuesve të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe kujdes prindëror, artistëve dhe personave të tjerë që ushtrojnë veprimtari në kulturë, punëtorëve të filmit dhe artistëve të estradës, me procedurë të shkurtuar;
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale, me procedurë të shkurtuar;
16. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar;
17. Propozim-ligj për mbështetjen financiare për zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga KOVID 19 mbi prodhimin, blerjen e rrushit dhe industrinë e verës, me procedurë të shkurtuar;
18. Propozim-vendim për dhënie pëlqimi Vendmit për lartësinë e kompensimit mujor që e arkëton Agjencia për Supervizion të Sigurimit Pensional me Finanicm Kapital nga Shoqëritë Pensionale për vitin 2020;
19. PROPOZIM – LIGJ PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DHUNA MBI FEMRAT DHE DHUNA NË FAMILJE – leximi I;
20. Propozim – ligj për realizimin e interesit publik në kulturë – leximi I.