KUVENDI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT

E mërkurë, 29 gusht 2018, ora 9:00, Salla 10

MBLEDHJA NR. 89 E KOMISIONIT JURIDIK-LIGJVËNËS  

Rendi i ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar - leximi I;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për polici financiare - leximi I;
4.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë te Banka për Zhvillim të Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financimin e Projektit për ndërtim dhe modernizim të Qendrës Klinike Nënë Tereza në Shkup dhe Spitalit Klinik Rajonal në Shtip - leximi I;
5. Propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit HE Ura e Boshkos, e cila do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominuese të shtetit - leximi;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese - leximi I; I parashtruar nga:  Ejup Alimi, Rexhail Ismaili;
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë - leximi I; I parashtruar nga:  Panço Minov;          10. Kërkesë për dhënie interpretim autentik nenit 68 paragrafi 2 i Ligjit për noteri, të parashtruar nga deputeti Betiane Kitev. I parashtruar nga:  Betiane Kitev
11. Kërkesë për dhënie interpretimi autentik nenit 15 paragrafi (2), në lidhje me nenin 15 paragrafi (4) alinetë 3, 4 dhe 6 të Ligjit për tokë ndërtimore, e parashtruar nga kryetari i komunës së Novo Sellës
12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor – leximi I.
13. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor "Mbështetje vendimtare", në Republikën Islamike të Afganistanit;
14. Propozim-vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në operacionin paqësor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit. 

a

Na ndiqni në:

Click