E enjte, 2 korrik 2015, ora 13:00, Salla 4
Mbledhja nr. 79 e Komisionit Juridik Ligjvënës
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatim personal mbi të ardhura - leximi II;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për cilësi të prodhimeve bujqësore - leximi II;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi II;
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrje dhe transplantim të pjesëve të trupit të njeriut për mjekim - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër të patundshmërive - leximi II;
7. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Protokollit për zbatim të ndihmës financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë;
8. Propozim-ligj për ratifikimin e Protokollit për ndalimin e përdorimit të gazrave mbytëse, helmuese apo gazrave tjera dhe metodave bakteriologjike të luftës, Gjenevë, 17 qershor 1925;
9. Propozim-ligj për ratifikimin e Konventës për mbrojtje dhe shfrytëzim të rrjedhave ujore tejkufitare dhe liqeneve ndërkombëtare, e ndryshuar;
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikale - leximi II;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi I;
12. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunim policor.