E hënë, 10 nëntor 2014, ora 12:00, Salla 1
Seanca nr. 21 e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë
Propozim i rendit të ditës:
1. Propozim për emërim të kryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Ekspertëve të Agjencisë për Supervizion të Sigurimit;
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social - leximi I;
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizime publike - leximi I;
4. Propozim-ligj për mbyllje të llogarive që janë marrë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike nga ish Agjencia e Punës me llogari të bllokuara të pjesëmarrësve në qarkullimin pagesor, pronarët e të cilave janë subjekte që për nga forma organizative nuk janë shoqëri tregtare apo tregtarë individë - leximi I.
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale - leximi I;
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për rrogë minimale në Republikën e Maqedonisë - leximi I;
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra - leximi I;
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë - leximi I;
9. Propozim-vendim për përcaktim të përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat e përgjithshme vjetore të bartësve të licencave për kryerje të veprimtarive energjetike për financim të punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015;
10. Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2015;
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Drejtorinë Doganore, me procedurë të shkurtuar;
12. Propozim-ligj për kryerje të punëve për përfaqësim në procedurat doganore - leximi I;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shfrytëzim dhe disponim me sende të organeve shtetërore - leximi I;
14. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për themelim të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera dhe zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me parlamentet e shteteve tjera;
15. Propozim-vendim për plotësimin e Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit Nacional për Eurointegrime;
16. Propozim-vendim për shkarkim dhe emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Ndarje të Çmimit Shtetëror "Goce Dellçev";
17. Propozim-vendim për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në Sferën e Mbikëqyrjes Inspektuese dhe Procedurës së Kundërvajtjes, i parashtruar nga Zoran Ilioski;
18. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere - leximi II;
19. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për privatizim të kapitalit shtetëror - leximi II;
20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore - leximi II;
21. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve - leximi II;
22. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tokë bujqësore - leximi II;
23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve - leximi II;
24. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II;
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi II;
26. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;
27. Propozim-ligj i plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi II;
28. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi II;
29. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për byro kreditore - leximi II;
30. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrje të shoqërive aksionare - leximi II;
31. Propozim-ligj për shndërrim të kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të obligimeve të paguara ndaj kreditorëve të huaj në depozitë të përhershme në NP HM Infrastruktura Shkup - leximi I;
32. Propozim për zgjedhje të anëtarit të Komitetit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nga radha e Bashkësisë Vllahe.