E enjte, 26 gusht 2010, ora 10:00, Salla 4
KOMISIONI JURUDIK-LIGJVËNËS
Propozimi i rendit të ditës:
1. Propozim-ligji për procedurën penale – leximi I;
2. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e te dhënave personale - leximi I;
3. Propozim-ligji për bashkëpunimin ndërkombëtar në materien penale – leximi II;
4. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje dhe shpëtim - leximi II;
5. Propozim-ligji për shpalljen e lokalitetit “Llokvi-Golemo Konajri” për përmendore të natyrës—leximi I;
6. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin me mbeturina - leximi II;
7. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik – leximi II;
8. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune- leximi II;
9. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional me financim vullnetar kapital – leximi II;
10. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 32 paragrafi 1 të Ligjit për noter, e parashtruar nga deputetja Katerina Dimeska dhe
11. Përcaktimi i tekstit të spastruar të Ligjit për aviacion.
Propozimi i rendit të ditës plotësohet me:
1. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për rregullimin e obligimeve të BRSS sipas parallogarive të lidhura me shkëmbimin e mallrave ndërmjet BRSS së mëhershëm dhe RFSJ-së së mëhershme;
2. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë për themelimin dhe funksionim të kontakt qendrës së përbashkët për bashkëpunim policor dhe doganor;
3. Propozim-ligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Çeke për bashkëpunim në luftën kundër kriminalit;
4. Propozim-ligj për ngarkimin me borxh të Republikës së Maqedonisë në Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim sipas Marrëveshjes për hua për Projektin për përmirësimin e hekurudhës së Korridorit 10 (leximi i parë);
5. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor (leximi i parë);
6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedisin jetësor (leximi i parë);
7. Propozim-ligj për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur (leximi i parë);
8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i parë);
9. Korrigjim i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për higjienë publike (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 88/2010 );
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët publike (leximi i parë);
11. Propozim-ligj për kualitetin e produkteve bujqësore (leximi i parë).