E enjte, 31 maj 2012
MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR DETYRIME DHE ANGAZHIME TË VENDEVE-ANËTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS
Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputeti Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i Delegacionit, deputeti Igor Ivanovski më 31 maj të vitit 2012 në Pariz, Francë do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Detyrime dhe Angazhime të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Monitorues) në të cilën do të shqyrtohet edhe çështja e dialogut pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë.
Lexo më shumë
E premte, 25 maj 2012
Delegacioni i Kuvendit të Sesionit Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s i udhëhequr nga shefi i Delegacionit, z. Talat Xhaferi, e në përbërjen e të cilit është edhe z. Pavle Trajanov nga 25 deri më 28 maj, merr pjesë në punën e Sesionit Pranveror të AP-së së NATO-s, që mbahet në Talinë, Estoni.
Lexo më shumë
E enjte, 3 maj 2012
VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA NË VARRIN E GOCE GELÇEVIT
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të deputetëve: z. Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Sillvana Boneva, znj.Sonja Mirakovska, znj.Lençe Nikollovska dhe z. Rafet Mumiroviq, më 4 maj në ora 10:00 në kishën "Shën Spas" në varrin e Goce Delçevit, me rastin e 109 vjetorit të vdekjes së kolosit, do të vendosë kurorë me lule të freskëta
Lexo më shumë