E premte, 30 nëntor 2012
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN "ROLI I PARTIVE POLITIKE NË PROCESIN ZGJEDHOR" NË ORGANIZIM TË MISIONIT TË OSBE-SE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Asnjë demokraci moderne nuk mund të jep dorëheqje nga funksionimi i partive politike. Kjo demokraci vlen dhe do të vlejë edhe krahas prirjes së përhapur kundër politikës, kundër përleshjeve partiake dhe kundër veprimeve partiake-politike. Ai i cili dëshiron të jetë mbi partitë dhe të tregojë se udhëhiqet vetëm nga "nevojat politike", ai e gënjen edhe vetveten edhe të tjerët. Të tillët, zakonisht pikëpamjet e tyre për politikën i paraqesin si mjeshtëri, njëkohësisht duke tentuar që qëndrimet e të tjerëve t'i diskreditojnë si "parti politike" ose "ideologjike".
Lexo më shumë
E premte, 30 nëntor 2012
MBLEDHJA E DYZETENJË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI
Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetenjë të mbajtur dje, si trup punues amë, shqyrtoi propozimet-ligjet në vijim:
Lexo më shumë
E mërkurë, 28 nëntor 2012
PRANIMI I AMBASADORES SË REPUBLIKËS SË GREQISË, ZNJ.ALEKSANDRA PAPADOPOLLU NGA ANA E KRYETARIT VELJANOSKI NË VIZITËN E LAMTUMIRËS

Në takimin u shpresua se në Samitin e kryetarëve të parlamenteve i cili në maj të vitit të ardhshëm duhet të mbahet në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, me të cilin kryeson Republika e Maqedonisë, do të realizohet takim ndërmjet të dy kryetarëve të parlamenteve, z.Veljanoski dhe z.Meimarakis
Lexo më shumë
E mërkurë, 28 nëntor 2012
MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE
Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të nëntëmbëdhjetë, si trup punues amë në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare
Lexo më shumë
E martë, 27 nëntor 2012
MBLEDHJA E PËRBASHKËT E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME DHE KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE

Këshilli Nacional për Eurointegrime dhe Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 26 nëntor 2012 e mbajti Mbledhjen e tetë të përbashkët kushtuar Informatës për statusin e realizimit të Instrumentit për ndihmë paraaderuese të BE-së (IPA) për Republikën e Maqedonisë, të dorëzuar nga Sekretariati për çështje evropiane.
Lexo më shumë
E hënë, 26 nëntor 2012
MBLEDHJA DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET
Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetekatërtë, e mbajtur sot, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar (leximi i dytë).
Lexo më shumë
E shtunë, 24 nëntor 2012
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE PËR PROJEKTIN "GRATË NË ZHVILLIMIN RURAL, SEE WORD"

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komisionin për Barazi Gjinore të Parlamentit të Republikës së Kroacisë dhe GTF - Qendra rajonale për barazi gjinore, dje mbajti Konferencë ndërkombëtare për projektin "Gratë në zhvillimin rural, SEE Word".
Lexo më shumë
E martë, 20 nëntor 2012, Montre, Zvicër
PJESËMARRJA E DEPUTETIT XHEVAT ADEMI NË ASAMBLENË E 25-të RAJONALE - EVROPA NË APF

Deputeti Xhevat Ademi, nënkryetar i parë i Seksionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Frakofonisë (APF), merr pjesë në Asamblenë e 25-të Rajonale - Evropa në APF, që mbahet nga 19 deri 22 nëntor 2012 në Montre, Konfederata Zvicerane. Në këtë mbledhje marrin pjesë përfaqësues nga 18 seksione anëtare të Rajonit Evropa në APF.
Lexo më shumë
E martë, 20 nëntor 2012
BOTIMI I NJËZETEGJASHTË I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në numrin aktual të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE) është paraqitur vizita e dr.Llasllo Kover në Republikën e Maqedonisë, kryetar i Parlamentit të Hungarisë dhe takimet e tij me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetaren e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj.Ermira Mehmeti dhe anëtarët e komitetit.
Lexo më shumë
E hënë, 19 nëntor 2012
DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR AZIL DHE MBROTJE TË PËRKOHSHME

Këshilli Nacional për Eurointegrime sot mbajti debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme, miratimi i të cilit është paraparë me Programin nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian - revizioni 2012.
Lexo më shumë
E hënë, 19 nëntor 2012
SEANCA PLENARE E EUROPARLAMENTIT

Nga 19 deri 22 nëntor, në Strazburg, Parlamenti Evropian do të mbajë seancë plenare, në të cilën do të diskutohet për buxhetin e Bashkimit Evropian për periudhën 2014-2020. Eurodeputetët do të paralajmërojnë në rrezikun nga ideja për shkurtim drastik të buxhetit, që mund të shpijë në paralizimin e tij një dekadë e tërë.
Lexo më shumë
E premte, 16 nëntor 2012
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË KONFERENCËN E AMSHA ME RASTIN E 16 NËNTORIT - DITA NDËRKOMBËTARE E TOLERANCËS

Në kohën e ndryshimeve intensive, kur ndryshohen matricat tradicionale të botës së vjetër, ndodhin lëvizje të cilët shpijnë në përforcimin e paradigmave të reja, modeleve të reja të vlefshme në shoqëri. Këto paradigma të reja e nënkuptojnë tolerancën si qëndrim aktiv, i cili nënkupton respektimin e diversitetit dhe pranimin dhe nderimin e shumëllojshmërisë në një shoqëri dhe në botë.
Lexo më shumë
E premte, 16 nëntor 2012
DEBAT MBIKËQYRËS ME TEMË "MBIKËQYRJA MBI NDARJEN E SUBVENCIONEVE BUJQËSORE"

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 17-të, më 15 nëntor 2012, mbajti vazhdimin e dytë të debatit mbikëqyrës me temë "Mbikëqyrja mbi ndarjen e subvencioneve bujqësore".
Lexo më shumë
E enjte, 15 nëntor 2012, Bruksel
DELEGACIONI MAQEDONAS NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Në organizim të Drejtorisë për Politikë të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Marrëdhënie me Parlamentet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, më 14 dhe 15 nëntor 2012, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, u mbajt Seminar parlamentar me temë: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjendja e grave dhe fëmijëve".
Lexo më shumë
E hënë, 12 nëntor 2012
FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 10 VJETORIT TË FORMIMIT TË KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Korrupsioni si e ligë shoqërore është i vjetër sa edhe civilizimi njerëzor, ka qenë i pranishëm dhe ende është i pranishëm në të gjitha rendet shoqërore dhe në të gjitha shtetet. Si i tillë, korrupsioni është i pranishëm në të gjitha sferat e aktiviteteve shoqërore, përkatësisht, politikologu Harolld Lasvell e definon korrupsionin si keqpërdorim i interesit të përgjithshëm për dobi personale.
Lexo më shumë
E hënë, 12 nëntor 2012, Pragë
DEPUTETËT TRAJANOV DHE SUGAREVSKI NË SESIONIN E VJESHTËS TË AP-SË SË NATO-S

Gjatë punës së Komitetit Politik, gjatë shqyrtimit të Propozim-rezolutës për NATO pas Çikagos, deputeti Pavle Trajanov u angazhua që AP-ja e NATO-s të rekomandojë që Këshilli i NATO-s të dërgojë ftesë për pranimin e Republikës së Maqedonisë në NATO.
Lexo më shumë
E hënë, 5 nëntor 2012
DEBAT PUBLIK I KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert-Zyra Maqedonia dhe Instituti për Politikë Evropiane sot organizoi debat publik me temë: "Shfrytëzimi i mjeteve nga Instrumenti për ndihmë paraaderuese (IPA) në Republikën e Maqedonisë".
Lexo më shumë
E enjte, 1 nëntor 2012
TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RAPORTUESIN E KOMISIONIT MONITORUES TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË, Z.ROBERT VALLTER

Fjalimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, duke shprehur kënaqësi për takimin, theksoi se përmbushja e detyrimeve ndaj Këshillit të Evropës është rëndësishme për krijimin e një shoqërie demokratike, ndërsa rekomandimet e Këshillit të Evropës për Republikën e Maqedonisë, të cilëve RM-ja u kushton vëmendje të madhe, gjithmonë janë shprehje e përkrahjes për zhvillim demokratik
Lexo më shumë
E enjte, 1 nëntor 2012
TAKIMI I KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE ME RAPORTUESIN VALLTER

Kryetari i Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z.Ilija Kitanovski, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë u takua me nënkryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Robert Vallter, raportues për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë dhe znj.Silvie Afhollder, sekretare e Komisionit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
Lexo më shumë
E enjte, 1 nëntor 2012
PROCESI I DECENTRALIZIMIT NË MAQEDONI - SHEMBULL PËR MOLDAVINË

Kryetari i Komisionit për Vetadministrim Lokal të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Xhevat Ademi dhe anëtarët e Komisionit z.Vasil Pishev dhe z.Samka Ibraimoski, realizuan takim me Delegacionin e Republikës së Moldavisë, i përbërë nga kryetarë komune dhe kryetarë të këshillit të rajoneve
Lexo më shumë