Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E martë, 20 nëntor 2012

BOTIMI I NJËZETEGJASHTË I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në numrin aktual të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM dhe BE) është paraqitur vizita e dr.Llasllo Kover në Republikën e Maqedonisë, kryetar i Parlamentit të Hungarisë dhe takimet e tij me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski dhe kryetaren e Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, znj.Ermira Mehmeti dhe anëtarët e komitetit. 

Kryetari Kover edhe njëherë e përsëriti përkrahjen e Hungarisë, e cila deri më tani, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në mënyrë shumë konkrete e përkrah Republikën e Maqedonisë në proceset e integrimit në BE dhe NATO, por edhe në Samitin e BE-së në dhjetor të këtij viti, do ta mbështetë Maqedoninë. Kryetari Veljanoski u falënderua për përkrahjen dhe theksoi se Hungarinë e përjetuam si mike e jona e vërtetë dhe shtet i cili bën përpjekje të shumta për integrimin tonë, si dhe integrimin e gjitha rajonit.  

Në kuadër të këtij muaji, kryetari Trajko Veljanoski ishte në vizitë të parë zyrtare në Republikën e Sllovakisë në nivel të kryetarëve të parlamenteve të të dy vendeve nga pavarësia e saj. Gjatë kohës së vizitës, u realizuan dy takime me kryetarin e Këshillit Nacional, z.Pavoll Pashka dhe me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme, z.Mirosllav Llajçak. Në takimet, kryetari Veljanoski, në kontekst të ngjarjeve politike aktuale, potencoi se Republika e Maqedonisë dhe institucionet e saj e kanë kapacitetin e duhur të ballafaqohen me çdo sfidë të re, me çdo reformë esenciale, që proceset të lëvizin dhe zgjidhen në institucionet. Nga ana e Sllovakisë u theksua roli i madh të cilin diplomacia parlamentare mund ta luajë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale, ndërsa urë më e mirë në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve është arsimi dhe kultivimi i përbashkët i traditës së Cirilit dhe Metodit, veçanërisht në vigjilje të shënimit të vitit të ardhshëm 1150 vjet nga misioni i Shën Cirilit dhe Metodit në Republikën e Sllovakisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në kuadër të dimensionit parlamentar të kryesisë maqedonase në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, më 15-16 tetor 2012 ishte nikoqir në Konferencën Ndërkombëtare "15 vjet nga dimensioni parlamentar i APEJL - e kaluara, e tanishmja dhe ardhmëria evropiane e Rajonit" dhe mbledhja e 7-të e Grupit punues për Dimensionin parlamentar të APEJL. Ngjarja dha pasqyrë për fillimet, arritjet, sfidat dhe perspektivat e bashkëpunimit ndërparlamentar në kontekst të unitetit evropian, në të cilin morën pjesë përfaqësues të parlamenteve nacionale pjesëmarrës dhe njohës të drejtpërdrejtë të bashkëpunimit parlamentar rajonal, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave rajonale, ekspertë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Mbledhja e shtatë e Grupit punues për dimensionin parlamentar të APEJL iu dedikua procesit të institucionalizimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar rajonal dhe aktiviteteve në kuadër të APEJL në periudhën e ardhshme.

Ndër të tjerash, në Buletin është paraqitur edhe takimi i përbashkët, debati publik i Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane kushtuar Raportit të Komisionit Evropian për Progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012 dhe konkluzionet e miratuara të cilat janë dërguar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, si dhe takimi i Komisionit për Çështje Evropiane me z.Petar Shuf, i dërguar special për çështje parimore të marrëdhënieve të jashtme të BE-së dhe për marrëdhënie me vendet-anëtare të BE-së për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë, të cilës iu dërgua porosi që Republika e Maqedonisë ta shfrytëzojë periudhën kohore deri në samitin e dhjetorit dhe t'i përfundojë detyrat tjera dhe me shpresë se vendimi në dhjetor do të jetë konstruktive për vendin tonë.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e tyre të kaluara, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP, shkoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

 
a

Na ndiqni në: