Njoftimet



E enjte, 1 prill 2010, ora 11:00, Salla e Qeverisë

KOMISIONI JURIDIKO-LIGJVËNËS

Propozim i rendit të ditës:

1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkim dhe akuakulturë (leximi i parë);

2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen (leximi i parë);

3. Propozim-ligj për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit (leximi i parë);

4.  Propozim-ligj për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë (leximi i parë);

5.  Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë Nacionale për Mobilitet dhe Programe Arsimore Evropiane (leximi i parë);

6.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për libra shkollorë për arsimin fillor dhe të mesëm (leximi i parë);

7. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive (leximi i dytë);

8.  Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar (leximi i dytë);

9.  Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve (leximi i dytë).


Propozim-rendi i ditës plotësohet me:

1.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e larjes së parave dhe të ardhurave tjera nga vepra ndëshkuese dhe financimi i terrorizmit (leximi i dytë);

2.  Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letra me vlerë (leximi i dytë);

3.  Propozim-ligj për revizionin shtetëror (leximi i dytë);

4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zbatimin e sanksioneve (leximi i dytë);

5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksionin e arsimit (leximi i dytë);

6.  Propozim-ligj për themelimin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së  Maqedonisë (leximi i dytë);

7. Kërkesë për dhënien e interpretimit autentik të nenit 21 paragrafi 4 të Ligjit për tatime mbi pronën, e parashtruar nga kryetari i Komunës së Çashkës, Goranço Panovski;

8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim (leximi i dytë);

9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacion (leximi i parë).

Click