Delegacione



E martë, 11 dhjetor 2012

BOTIMI FESTIV I BULETINIT TË KPP RM-BE

Në vigjilje të jubileut të tretë, doli botimi festiv i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian. Me atë rast, bashkëkryesuesi Kenan Hasipi u dërgoi urime kolegëve të tij eurodeputetë me dëshira të sinqerta për festat, shëndet të mirë dhe sukses në planin personal dhe profesional.  Në urimin, bashkëkryesuesi Hasipi thekson se edhe krahas të gjitha sfidave dhe fatkeqësive, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë mbetet në qëndrimin për të punuar për ardhmërinë e shtetit dhe në atë drejtim, kërkoi mbështetje të sinqertë nga kolegët eurodeputetë, por edhe nga të gjithë kolegët nga parlamenti evropian. Në fund z.  Hasipi konkludoi se Republika e Maqedonisë me mund dhe me durim i realizoi detyrat, obligimet dhe kriteret e dhënë, dhe se është koha që Bashkimi Evropian të shkojë një hap para dhe t'i vlerësojë përpjekjet e mëdha të cilat Republika e Maqedonisë i ka bërë vitet e kaluara dhe përfundimisht ta hap ardhmërinë e vërtetë evropiane për qytetarët. 

Në Buletinin janë futur shprehjet më të rëndësishme nga fjalimi i kryetarit Veljanoski, me rastin e ditës ndërkombëtare të tolerancës, në të cilin është nënvizuar se standardet dhe rekomandimet ndërkombëtare kërkojnë që organet dhe institucionet publike sistematikisht të luftojnë kundër fjalimit të urrejtës dhe të promovojnë respektimin e tolerancës, modelin e bashkëjetesës të komuniteteve të ndryshme me emërues të ndryshëm në aspekt të kulturës dhe religjionit, ndërsa çelësi dhe sfida e tolerancës është ndërtimi i shoqërisë kualitative e cila mundëson pjesëmarrje në debate me informata, dëgjimin e të tjerëve dhe integrimin e qëndrimeve të ndryshme.

Ndër të tjerash, në Buletin është edhe pjesëmarrja e Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në seminarin parlamentar në Parlamentin Evropian në Bruksel me temë:  "Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjendja e grave dhe fëmijëve", debati publik në Këshillin Nacional për Eurointegrime për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për azil dhe mbrojtje të përkohshme dhe Konferencën në organizim të Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Komisionin për Barazi Gjinore të Parlamentit të Republikës së Kroacisë dhe GTF-Qendra Rajonale për Barazi Gjinore, për projektin "Gratë në zhvillimin rural, SEE WORD".

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe botimet e vjetra, mund t'i lexoni në adresën në vijim:http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP-së, klikoni në adresën e si më poshtë:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4
 

 

Click