Delegacione



E premte, 6 prill 2012

BOTIMI I NJËZETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Në botimin e 20-të të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE u bë një pasqyrë e bashkëpunimit të shumtë ndërkombëtar dhe aktiviteteve lidhur me procesin e eurointegrimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për muajin mars 2012. 

Përveç vizitave, këtu janë veçuar edhe  takimet me kryetarin e Malit të Zi z. Filip Vujanoviq, kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, z. Boris Shprem dhe Grupit parlamentar për miqësi me Maqedoninë të Parlamentit të Suedisë, qëllimi kryesor i të cilave është përkrahja e tyre ndaj Republikës së Maqedonisë për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE.

Ngjarje e rëndësishme është gjithashtu edhe mirëpritja e ambasadorit të ri të BE-së në Republikën e Maqedonisë, z. Aivo Orav nga ana e kryetarit Trajko Veljanoski dhe këmbimi i mendimeve të tyre për aktivitetet e ardhshme të cilat janë të rëndësishme për të dy palët, veçanërisht fillimi i dialogut për paraaderim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian. 

Në Buletinin, është dhënë një pasqyrë edhe mbi debatin e Këshillit nacional për eurointegrime për versionin e punës të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, në të cilin dhanë kontribut një numër të madh ekspertësh nga sfera përkatëse nga RM-ja. 

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe ato të botuara më herët, mund t'i lexoni në adresën në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

ndërsa për më shumë informata rreth aktiviteteve të KPP, klikoni në linkun në vijim:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click