Delegacione



E martë, 9 prill 2013

BOTIMI I NJËZETENËNTË I BULETINIT TË KPP-SË RM - BE

Në numrin aktual të Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian (KPP - RM-BE), që i përfshin aktivitetet para fillimit të zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë, vend qendror zë takimi i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Veljanoski, me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z.Ban Ki-mun, ku u shpreh kënaqësia nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara dhe u theksua se lidhur me bashkëpunimin parlamentar në rajon, diplomacia parlamentare gjithnjë e më tepër bëhet instrument i rëndësishëm për realizim të bashkëpunimit, e veçanërisht vendosja e bashkëpunimit më intensiv me Republikën e Greqisë dhe shfrytëzimi i diplomacisë parlamentare për qasje më të lehtë në zgjidhjen e çështjeve kontestuese.

Jo më pak i rëndësishëm është edhe numri i rritur i vizitave të përfaqësuesve të Parlamentit Evropian gjatë muajit shkurt, më saktësisht të Komisionit të Përhershëm Anketues për Liritë dhe të Drejtat e Qytetarit me Delegacionin e Nënkomitetit për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin Evropian, i udhëhequr nga z.Riçard Hovit, ku u prezantua gjendja në Republikën e Maqedonisë në pjesën e të drejtave civile, puna e gjyqësisë dhe rregullativës ligjore e cila e mbulon këtë materie. Gjithashtu, Delegacioni i eurodeputetëve i udhëhequr nga znj. Korin Vortman Kool realizoi takim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku u konstatua se ka përparim lidhur me reformat e realizuara dhe se Republika e Maqedonisë duhet ta marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Evropian. Në ngjarjen e organizuar nga Parlamenti Evropian me temë: Politika energjetike e BE-së dhe ndikimi i saj mbi vendet në procesin paraaderues, mori pjesë edhe Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i cili i prezantoi prioritetet e vendit në këtë sferë, në pajtim me principet për bashkëpunim me Bashkimin Evropian në sektorin energjetik dhe parimet e ekonomisë së tregut.

Në pjesën e diskutimeve publike, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Burrave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me Odën e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Biznes Konfederatën e Maqedonisë, zhvilloi diskutim me temë: Strategjia evropiane për forcim ekonomik të femrave (Strategjia 2020), ku u kërkua miratimi i ligjeve dhe masave të cilat do të jenë në drejtim të forcimit ekonomik të femrave, OJQ-sektori, sektori i biznesit dhe ekspertët, t'i promovojnë dhe zbatojnë përpjekjet e Strategjisë dhe këto t'i përfshijnë të gjitha femrat, pa dallim të prejardhjes etnike dhe fetare, si dhe vendbanimin, mjediset urbane apo rurale.

Numri i fundit i Buletinit, si dhe botimet e tij të kaluara, mund t'i lexoni në adresën vijuese:    
http://www.sobranie.mk/?ItemID=CE34543E8A02C145AEDBFA3FCA5837CE

e për informata më të hollësishme për aktivitetet e KPP-së, drejtohuni në likun vijues:
http://www.sobranie.mk/?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4   

  

Click